Haland një robot? / Sulmuesi zbulon dietën ushqimore: Ha të brendshme viçi!

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 10.10.2022, 15:16

Në Angli kanë nisur një peticion të organizuar nga tifozët, të cilët duan të përjashtojnë Erling Haland nga Premier League, me pretendimin se ai është një robot dhe jo një futbollist normal.

Teksa janë mbledhur mbi 2 mln firma, sulmuesi nuk e vret mendjen, por vazhdon të shkëlqejë me Cityn në fushën e lojës, madje dje në kampionat shënoi edhe golin e 20-të për këtë sezon në të gjitha kompeticionet.

Së fundmi, norvegjezi ka zbuluar edhe dietën e tij ushqimore, teksa është shprehur se ushqehet mirë dhe me produkte që janë të pasura me vitamina.

22 vjeçari tha:

Mendoj se ngrënia e ushqimit cilësor është gjëja më e rëndësishme. Njerëzit thonë se mishi është i keq, por cili? Mishi që merrni në McDonald’s? Apo viçi lokal që ha bar atje në natyrë? Unë ha zemër dhe mëlçi. Zemra dhe mëlçia janë superushqyeshme dhe të pasura me vitaminë B, hekur, fosfor, bakër dhe magnez. Gjëja e parë që bëj në mëngjes është të marr pak dritë dielli në sytë e mi pasi ndikon mirë në ritmin kardiak.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit