8 të vdekur, 24 të plagosur në Kiev/ Përditësime nga bombardimi që Rusia po i bën Ukrainës

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 10.10.2022, 10:13

Tetë persona janë vrarë dhe 24 janë plagosur në sulmin me raketa të Rusisë në lagjen Shevchenkivsky të Kievit.

Deklarata përkatëse është bërë nga këshilltari i ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, Rostyslav Smirnov në Facebook, raporton një korrespondent i Ukrinform.

"Kiev. Që nga ora 08:45 e mëngjesit, tetë persona u vranë dhe 24 u plagosën në bombardimet e Rusisë në lagjen Shevchenkivsky të kryeqytetit. Gjashtë makina morën flakë dhe mbi 15 makina u dëmtuan”, ka shkruar Smirnov.

Në vendngjarje po punojnë 30 ekipe shpëtimi dhe gjashtë njësi pajisjesh të Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës. Informacioni ende nuk është përditësuar.

Mëngjesin e 10 tetorit 2022, një seri shpërthimesh tronditën qytetin e Kievit.

Shpërthimet tronditën disa qytete në mbarë Ukrainën këtë mëngjes, duke përfshirë Kievin, pas muajve qetësi në kryeqytet.

Shpërthime u raportuan gjithashtu në disa qytete të tjera, duke përfshirë qytetin perëndimor të Lviv, që ka qenë një strehë për shumë njerëz që ikin nga luftimet në lindje; si dhe Ternopil, Khmelnytskyi, Zhytomyr dhe Kropyvnytskyi.

"U regjistruan goditje në infrastrukturën energjetike në rajonin e Lviv," tha guvernatori rajonal Maxim Kozitsky në Telegram, duke u bërë thirrje banorëve "të qëndrojnë në strehimore" përballë "kërcënimit të sulmeve të mëtejshme".

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit