Naftëtarët–Kurtit: “Do të falimentojmë”

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 08.10.2022, 19:18

“Ndërmerrni masa!”. Me këtë thirrje kanë nisur letrën drejtuar kryeministrit Albin Kurti naftëtarët e Kosovës për të kundërshtuar praktikën e vendosjes së çmimeve tavan për derivateve.

Ata po thotë se çmimi i vendosur shitës është nën çmimin blerës, derisa këtë vendim të marrë nga Qeveria po e cilësojnë si skandaloz

“Çmimi blerës për naftë sot është 1.75 Euro, dje ishte 1.68 Euro, ndërsa pardje: 1.66 Euro. Ndërsa çmimi tavan i vendosur nga Qeveria për nafte është 1.67 Euro”, thuhet në letër.

Kryetar i shoqatës së naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, tha se kompanitë e naftës po punojnë me humbje dhe se me vendime të tilla të Qeverisë shumica prej tyre rrezikojnë falimentimin e pompave të derivateve.

“Vendime të këtij lloji janë duke i detyruar kompanitë të operojnë me humbje trashanike dhe shume shpejt shume nga kompanitë do të falimentojmë për shkak qasjes se gabuar te Qeverise ne vendosjen e çmimit tavan. Ku si kompanitë e mëdha po ashtu ato individuale me kosto ma te ulet te operimit janë barazuar. Kjo praktike sigurt do t’i falimentojë shume kompani dhe me mija punëtorë do te mbesin pa pune”, thuhet në letër.

Në fund të letrës, naftëtarët lusin Qeverinë për ndryshim të këtij vendimi, derisa thonë se janë të gatshëm të bisedojnë me të.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit