Lindi me probleme në zemër: 4-vjeçari që vdiq në Greqi i lidhur me babain e tij, i kërkoi ta merrte në traktor

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.10.2022, 15:10

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lefkadën në Greqi pasi një 4-vjeçar shqiptar humbi jetën kur traktori që drejtonte babai i tij u përmbys. Sipas mediave greke, familja e Sokolit(emri i shqiptarit) është një nga familjet më të dashura në Karya, Egluvi dhe gjithë Lefkadën.

30-vjeçari shqiptar jetonte me bashkëshorten e tij dhe djalin 4-vjeçar të quajtur Florian. Kur Floriani lindi me një problem në zemër, babai i vendosi qëllim vetes që t'ia bënte sa më të mirë jetën djalit të tij. Ai punonte ditë e natë që të mund të siguronte operacionet dhe çdo gjë tjetër që i nevojitej djalit të tij të vogël dhe deri më tani ia kishte dalë. I vogli po bëhej më mirë dhe kishte nisur shkollën.

LefkadaPress | Η τραγωδία στην Εγκλουβή που έχει συγκλονίσει το πανελλήνιο ...

Ai kishte një marrëdhënie varësie me të atin. Ditën e djeshme kur shqiptari mori traktorin për të shkuar mbi Agios Donatos për të mbledhur dru, djali i vogël i kërkoi që ta merrte me vete. Babai e mori në traktor bashkë me nipin e tij 16-vjeçar. Por teksa po ngjiteshin në terrenin malor, traktori u përmbys. Babai arriti të nxirrte djalin e tij nga traktori dhe e mori në krah deri te ambulanca. I vogli humbi jetën ndërsa kushëriri i tij 16-vjeçar u plagos rëndë në këmbë.

Pas procedurës së autopsisë, 4-vjeçari do të udhëtojë drejt Shqipërisë ku dhe do të varroset.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit