Këtu jetë luksoze, në Spanjë trafikantë emigrantësh: Banda e shqiptarëve kërkonin 15 mijë € për kalimin në Angli

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.10.2022, 14:33

Garda Civile spanjolle në kuadër të operacionit EPIRO, ka shkatërruar një organizatë kriminale me origjinë shqiptare, e cila merrej me trafikimin e parregullt të emigrantëve drejt Mbretërisë së Bashkuar. Banda dërgonte me anije të miturit shqiptarë drejt Anglisë në këmbim të 3,000 deri në 15,000 eurove.

Hetimet nisën në fund të vitit 2019 kur u bë e ditur për një rrjet kriminal që merrej me futjen klandestine të emigrantëve me kombësi shqiptare në vendin britanik që nga viti 2014. Si rezultat i këtyre hetimeve, autoritetet spanjolle në bashkëpunim me ato britanike kanë arritur të arrestojnë në aeroportin e Madridit dhe në provincën e Bizkaias shtatë shtetas dhe të hetojnë një tjetër, të gjithë me kombësi shqiptare. Ata kalonin emigrantë të parregullt me ​​origjinë shqiptare përmes trageteve dhe anijeve në Mbretërinë e Bashkuar që niseshin nga portet e Bilbaos dhe Santander.

Cae una banda que favorecía la migración irregular hacia Reino Unido

Grupi kriminal drejtohej nga dy “shoferë”, të cilët qëndronin në Spanjë jo më shumë se tre muaj. Kur ata ktheheshin në Shqipëri reklamonin jetën e luksit që e kishin arritur nëpërmjet punës në Spanjë. Rrjeti i trafikantëve i merrte shqiptarët e mitur nga Shqipëria, i vendoste në kampet përreth objekteve portuale, duke u siguruar atyre strehim dhe ushqim dhe më pas i niste drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Desarticulada en Bizkaia una organización criminal dedicada a introducir migrantes como polizones en Reino Unido - h50

Për ta bërë këtë, ata përdorën shtetas të tjerë shqiptarë me banim në provincën e Bizkaias, të cilët mbështetën bandën në detyra të ndryshme infrastrukturore. Policia spanjolle ka krye kontrolle në disa shtëpi, ku janë sekuestruar pajisje të shumta telefonike dhe kompjuterike, karta bankare apo karta të dërgesave të parave. Gjithashtu janë sekuestruar disa dokumente identiteti dhe pasaporta të nacionaliteteve të ndryshme që banda i përdorte për të penguar gjurmueshmërinë në dërgimin dhe marrjen e parave të marra.

https://www.larazon.es/espana/20221008/7rk7llhxivdbxkp2wpzp6itcpm.html

Gjithashtu ata iu mbanin dokumentet e identifikimit atyre që kalonin në Angli derisa të shlyenin tarifën me të cilën kishin rënë dakord me grupin. Arrestimi i shqiptarëve u bë në aeroport kur ata po tentonin të niseshin drejt Shqipërisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit