Shtrenjtohet kafeja, a po kthehet në produkt luksi?!

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 07.10.2022, 19:37

Një filxhan kafe, rutina e përditshme me të cilën shumica e nisin ditën, qytetarëve të Maqedonisë u kushton 18.3 për qind më shumë se një vit më parë. Qytetarët e BE-së, nga ana tjetër, pinë kafe më shtrenjtë për 16,9 për qind, tregojnë të dhënat e Eurostat-it për muajin gusht të vitit 2022, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Për ata që e pinë kafenë me qumësht ose sheqer, ky ritual i mëngjesit mund të jetë edhe më i shtrenjtë dhe të bëhet luks, pasi çmimet e këtyre artikujve janë rritur edhe më shumë gjatë vitit të kaluar. Çmimi i qumështit të freskët në Maqedoninë e Veriut është rritur për 29 për qind, ndërsa ai i sheqerit për 58 për qind.

Në vendet e BE-së, qumështi u rrit mesatarisht për 24,3 për qind, ndërsa sheqeri për 33,4 për qind, më së shumti në Poloni për 109,2 për qind. Sipas të dhënave të Eurostat-it, çmimet e kafesë, qumështit dhe sheqerit janë rritur në të gjitha vendet anëtare të BE-së, përveç në Maltë.

Kafeja më shumë është shtrenjtuar në Finlandë (43,6%), në Lituani (39,9%) dhe në Suedi (36,7%). Qumështi në Lituani (58,2%), në Kroaci (41,2%) dhe në Estoni (38,9%). Sheqeri, nga ana tjetër, është bërë më i shtrenjtë vitin e kaluar në Poloni (109.2%), në Estoni (81,2%) Letoni (58,3%) dhe Bullgari (44,9%)

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit