Vëllezërit Beqiraj: “Katunari” porositi vrasjen e “Manecit” për 150 mijë €

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07.10.2022, 19:32

Para pak ditësh Indrit Beqiraj u mor peng teksa ishte duke udhëtuar me motor bashkë me vëllain e tij Gentianin. Shpëtimi i tij në kohë dhe arrestimi i të dyve solli zbardhjen e disa ngjarjeve kriminale në vend por edhe porosive që ata kishin marrë e kryer.

Së fundmi në media janë zbuluar detaje rreth ekzekutimit të Arben Mërkurit, i njohur si “Maneci”, më 18 Maj të 2022. Sipas tyre kjo vrasje u porosit nga një person të cilit viktima dyshohej se i kishte ekzekutuar një të afërm.

Dy vëllezërit kanë treguar se personi i interesuar për vrasjen e Mërkurit ka ardhur nga jashtë vendit dhe shuma e premtuar për këtë ekzekutim ishte 150.000 Euro. Ata shtojnë se komunikimi për detajet e vrasjes bëhej në aplikacionin “Signal”.

Personi interesuar komunikonte me aplikacionin SINJAL me Kevin dhe nga e folura i patëm vendosur pseudonimin “Katunari”. Ai dyshohej se ishte i zonës pasi kishte dhe një person që na informonte në zonë për lëvizjet e Benit. Me sa kam dijeni ky person është larguar jashtë vendit. Nuk e di se ku është personi që porositi këtë vrasje dhe sipas Kevit, Arbeni dyshohej për vrasje të një të afërmit të këtij personi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit