450 Mijë shqiptarë janë larguar nga Shqipëria brenda 10 viteve

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 07.10.2022, 18:12

Çdo vit, vendi ynë humbet rreth 20.000 banorë. Gjatë 10 viteve të fundit nga Shqipëria janë larguar 450.000 shqiptarë.

Që prej vitit 2011, Shqipëria ka humbur 7.5% të banorëve të saj, tregojnë shifrat e emigracionit të nxjerra nga Instituti i Statistikave (INSTAT)

Me përjashtim të Tiranës, në 11 qarqe të vendit janë parë efektet e braktisjes së qyteteve shqiptare. Në vitin 2021 janë përshpejtuar ritmet e ikjes.

Që në vitin 1990 nisi emigrimi masiv i shqiptarëve drejt vendeve të Europës dhe 32 vite më pas shifrat e shpopullimit janë në nivele të larta. Për të frenuar ikjen nga vendi duket se nuk është marrë asnjë politikë bindëse nga qeveria.

Në tre dekadat e fundit, Italia, Greqia, SHBA dhe Gjermania janë shtet ku numri i emigrantëve shqiptarë arrin në 1.2 MLN.

Arsyet kryesore që shqitarët kanë lënë vendin janë shëndetësia e mjeruar, shkollimi i niveleve të dobëta, shërbimet shoqërore të mbushura me burokracira dhe sorrollatje të pakuptimta dhe në përgjithësi cilësia e ulët e jetës.

Diaspora shqiptare e shtrirë në 5 kontinente përfshin një komunitet me 1.7 MLN shqiptarë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit