“Audi” përplaset me karrotrecin në Korçë, dy persona në gjendje kritike

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07.10.2022, 17:57

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Korçe-Pogradec. Sipas policisë në afërsi të fshatit Sovjan, Maliq, mjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin E. H., është përplasur me mjetin karrotrec tip “Benz”, me drejtues shtetasin I. B., rreth 57 vjeç.

Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve kanë mbetur të plagosurs pasagjerët e karrotrecit, shtetasja M. T., 55 vjeçe dhe shtetasi J. T., 58 vjeç. Policia ka njoftuar se gjendja e dy të plagosurve është tepër e rëndë, ndërkohë që dëshmitarët nga vendngjarja dyshojnë se ka të vdekur.

Më poshtë mund të shihni edhe se si dy automjetet janë përplasur në mes të rrugës.

Njoftimi i policisë:

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 07.10.2022, rreth orës 16:20, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Sovjan, Maliq, mjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin E. H., është përplasur me mjetin karrotrec tip “Benz”, me drejtues shtetasin I. B., rreth 57 vjeç.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit tip “Audi”, shtetasi E. H., dhe dy pasagjerët e mjetit tjetër shtetasja M. T., 55 vjeçe dhe shtetasi J. T., 58 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Me drejtuesin e mjetit tip karrotrec, shtetasin I. B., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe zbardhur shkakun e aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit