Foto me Ervis Martinajn?! Kush është vajza që bëri lëmsh mediat me urimin për ditëlindjen e Visit?

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 07.10.2022, 15:35

Ditën e djeshme, në shumë media u postua fotoja e një djali dhe një vajze, të përqafuar, që dyshohej se ishte Ervis Martinaj, me një nga miset në Shqipëri. Fotoja ishte shpërndarë në rrjetin social të vajzës 'misterioze', që të gjithë e quanin me iniciale E.P.

Në postimin e saj shkruhej:

Gëzuar ditelindjen, Zoti të bekoftë dhe të dërgojë lutjet e mia çdo natë!

Fotoja u bë virale dhe po dyshohej se Ervis Martinaj, është gjallë dhe duke festuar ditëlindjen e tij të 40-të me vajzën që kishte postuar foton.

Por kush është vajza që bëri ‘lëmsh’ të gjitha mediat dhe rrjetet sociale?

Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se ajo është Eva Pasha, ish-pjesëmarrese në Miss Universe. Sipas burimeve për JOQ, fotoja është postuar disa minuta në storyn e saj dhe më pas është fshirë, pasi u pa që fotoja u bë virale.

Ndërkohë nuk dihet nëse në foto është Ervis Martinaj, por, pothuajse të gjitha mediat e postuan këtë lajm. Vetë vajza nuk ka reaguar dhe nuk ka thënë asgjë nëse në foto është Vis Martinaj, apo një person tjetër.

Gjithashtu, nuk dihet nëse edhe vetë vajza është Eva, apo një nga shoqet e saj, që dyshohet se ka pasur lidhje me Ervis Martinajn.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit