Sondazhi për fitoren e PD-së/ Miku i ngushtë i Ramës, Baton Haxhiu, mbështet Sali Berishën

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 07.10.2022, 13:23

Zgjedhjet lokale janë para dhe gara për pëlqimin e popullit ka nisur të bëhet çdo ditë edhe më e fortë, teksa kanë nisur edhe sondazhet e para. Kompania Terra World, e vendosur në Kosovë, ka mbyllur së fundmi një “garë” mes Edi Ramës dhe Sali Berishës.

Në këtë sondazh kanë votuar përdoruesit e rrjeteve sociale nën pyetjen: Kush e fiton duelin? Fitues është shpallur ish-kryeministri Sali Berisha me 57.88 përqind të votave, kundrejt 42.12 përqind të kryeministrit aktual, Edi Rama.

Sondazhi i Terra World është shtrirë në gjysmën e dytë të muajit të kaluar. Nga ajo që kompania ka raportuar, në këtë sondazh është bërë një filtrim i kujdesshëm i votuesve. Kompania bën me dije se në matje janë përfshirë vetëm profilet reale në median sociale dhe janë përjashtuar profilet e reja, profilet që nuk kanë foto, profilet që nuk janë aktivë me postime, ata që nuk kanë reagime apo që kanë vetëm një emër pa mbiemër, si dhe profilet që shpërndajnë profilet e kandidatëve në fjalë.

Pas kësaj ka lindur një lloj skepticizmi në lidhje me seriozitetin e kompanisë që ka organizuar sondazhin. Por është analisti Baton Haxhiu, mik i ngushtë i Ramës, i cili i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’, ka deklaruar se kemi të bëjmë me një kompani mjaft serioze.

Kjo nuk është hera e parë që Batoni i del në krah Berishës dhe duket se kohët e fundit, ka një hatërmbetje me Ramën. Edhe në protestën e 7 Korrikut, Batoni e përgëzoi Berishën.

Sipas tij, studimi është për rrjetet sociale, por ai e përcakton rezultatin ndonjëherë më mirë se sondazhet e tjera.

“I njoh. Është një kompani serioze, që di të përcaktojë. Studimet i ka serioze. Lokalizojnë çfarë përcaktojnë grupe të caktuara dhe si janë të orientuara politikisht. Janë për rrjetet sociale, por e përcaktojnë rezultatin ndoshta edhe më mirë”, tha Haxhiu.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit