Rruga Prishtinë – Mitrovicë është vonuar për probleme pronësore

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 07.10.2022, 13:07

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se rruga Prishtinë – Mitrovicë s’ka pengesa politike por veç pronësore e kadastrale.

I pari i qeverisë tha se janë të kufizuar nga mospërgatitjet që janë bërë kur ka filluar të shtrohet rruga, teksa shtoi se këtë problem s’e kanë veç me këtë rrugë, por edhe me atë Prishtinë – Podujevë.

“Fillon shtrimi i asfaltit pa u bërë sqarimet e hollësishme për të gjitha pronat. Dhe më pastaj krijohen vonesa të jashtëzakonshme sepse nuk është kryer puna paraprakisht”. “Pra, fazat e ndërtimit të një rruge s’kanë qenë të qarta, janë ngatërruar hapat, përfshirë edhe qartësinë deri në hollësi të shpronësimeve është shtruar asfalti e pastaj s’është mundur të shtrohet më tej, pikërisht që janë shfaqur probleme të mëvonshme që është dashur të sqarohen qysh në fillim”, është shprehur Kurti.

Tutje, Kurti tha se s’ka asnjë punë të kryer nga asnjë operator ekonomik të cilët nuk janë paguar.

“Ka punë të pakryera që s’mund të paguhen sepse janë të pakryera, por s’ka punë të kryera që kanë ngelur të papaguara”, është shprehur Kurti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit