SKANDALI/ Jamarbër Malltezi dhe Erion Veliaj kthejnë në parking privat hyrjet e shtëpive të qytetarëve

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 07.10.2022, 13:01

Një skandal i përmasave skandaloze u denoncua pasditen e djeshme në redaksinë e JOQ Albania.

Qytetarë të rrugës Ali Demi, që banojnë përballë kompleksis “Kontakt” të dhëndrit të Sali Berishës Jamarbër Malltezit, janë zgjuar me një pamje para shtëpisë së tyre që i ka lënë pa fjalë.

Ata kanë dërguar në redaksinë e JOQ pamje ku duket se kompleksi kontakt ka vijëzuar si hapësirë parkingu pjesën para portave të shtëpive të tyre.

Praktikisht Malltezi, pronari i kompleksit të ndërtuar me lejen e dhënë nga Erion Veliaj, ka privatizuar rrugën para hyrjeve të shtëpive private të qytetarëve për ta shndërruar në parking për banorët e kompleksit të tij, vende këto që shiten me përafërsi nga 7-10 Mijë Euro.

Një çmenduri e tillë është parë të ndodhë vetëm në kryeqytet nën drejtimin e Erion Veliajt, ku rruga, një hapësirë publike për më tepër hyrje banesash, i vihet në përdorim nga bashkia një subjekti privat jo të thjeshtë, por pikërisht dhëndrit të atij që kryebashkiaku parimisht e ka kundërshtar në politikë.

Pas këtij denoncimi të qytetarëve, kush do e njoftojë Taulant Ballën se ai që sponsorizon Jamarbër Malltezi është Erion Veliaj…

PËR TË PARË DENONCIMIN, KLIKONI KËTU

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit