Ka dyshime se Sokol Balla drejtori i informacionit në Top Channel, i emëruar vetëm pak muaj më parë do të lërë televizionin ku u katapultua me bujë. Ai kërkoi emrin e emisionit investigativ “Top Story” për emisionin e tij politik “Real Story”.
Në media po qarkullojnë fjalë se Balla ka debatuar ashpër me trashëgimtaren e Top Channel Lori Hoxha. Sipas burimeve, mes tyre ka patur një debat që ka zgjatur deri jashtë zyrave të Top Channel ku Balla e ka kërcënuar Hoxhën, e kjo e fundit nuk e ka lënë pa përgjigje.
Mbrëmjen e djeshme, Balla rriti dyshimet në fund të emisionit të tij me një deklaratë habitëse për ndjekësit.
“Shpresoj të shihemi të hënën, por nëse nuk shihemi, ju uroj më të mirën”,-deklaroi ai duke lënë të nënkuptohej se vazhdimësia e tij në Top Channel ishte në mëdyshje.
Gjatë ditëve të fundit në media po flitet se moderatori i njohur, Sokol Balla, do të largohet nga Top Channel. Mirëpo, a është kjo e vërtetë?
Mbrëmjen e djeshme ka qenë vetë gazetari i cili në fund të emisionit “Top Story”, ka thënë se donte të vijonte të qëndronte në Top Channel dhe “shpresoj të shihemi të hënën, por nëse nuk shihemi ju uroj më të mirën”, duke lënë të kuptohet se vendimi mbi qëndrimin e tij nuk varet nga vetë ai.
“Si gjithmonë shprehja duhet të ishte shihemi të hënën në orën 21:00. Unë, se kanë dalë disa portale se Sokol Balla ikën në televizion tjetër, unë nuk iki në televizion tjetër, ose më saktë nuk dua të iki asgjëkundi tjetër pasi e konsideroj Topin si shtëpinë time. Sigurisht në ccdo marrëdhënie njerëzore, marrëdhëniet janë dy palshe, nëse një palë nuk do tjetri duhet të largohet. Në këtë rast pala që do të rrijë jam unë”, tha Balla.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
Qytetari nga Tirana
Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
Vajza nga Shkodra
Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
I moshuari invalid
I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
I riu guximtar
I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
Djali i pastrehë
Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
Dy vajza zemërgjera
Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.