Refuzohet hapja e paraleles shqipe, prindërit kërcënojnë me bojkot të mësimit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 06.10.2022, 19:12

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski ka refuzuar hapjen e paraleles së tretë me mësim në gjuhën shqipe për klasën e parë në shkollën fillore “Panajot Ginovski” të kësaj komune.

Sipas Kostovskit hapja e paraleles së tretë është e panevojshme për shkak se në dy paralelet ekzistuese me mbi 60 nxënës janë pranuar fëmijë të cilët nuk i përkasin Komunës së Butelit.

“Në përputhje me rajonizimin, regjistruam 40 nxënës të klasës së parë në gjuhën shqipe në shkollën “Panajot Ginovski. Për vullnet të mirë, me rekomandim timin, këshilli u pajtua që të regjistrohen edhe 20 nxënës, të cilët janë jashtë rajonizimit për të plotësuar 2 paralele. Dhe menjëherë pas kësaj erdhën edhe disa nxënës të cilët janë jashtë rajonizimit, për të cilët ne nuk kemi detyrim për t’i pranuar dhe diku numri arriti deri 61-62 dhe mendoj se është shumë joparimore të kërkohet paralelja e tretë. Mendoj se hapin që bëri komuna e Butelit është me të vërtetë në drejtim të një bashkëjetese të mire”, deklaroi Darko Kostovski, kryetar i Komunës Butel, raporton Alsat.

Prindërit mbeten në qëndrimin se paralelja e tretë me mësim në gjuhën shqipe në shkollën fillore “Panajot Ginovski” është më se e nevojshme. Sipas tyre në ketë mënyrë do të lehtësohen edhe dy klasat e tjera, të cilat kanë numër të madh të nxënësve duke shkaktuar vështirësi në realizimin e procesit mësimor. Prindërit kanë paralajmëruar se nuk do t’i dërgojnë fëmijët në shkollë nëse nuk pranohet kërkesa e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit