Detaje nga masakra në Tajlandë/ Ish-polici vrau 23 fëmijë në gjumë, më pas gruan dhe të birin

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 06.10.2022, 13:31

Një ish-oficer policie ka sulmuar një çerdhë për fëmijë në Tajlandë, duke lënë të vdekur të paktën 34 persona, shumica prej tyre fëmijë, përpara se të vriste veten dhe familjen e tij.

Sulmuesi, i armatosur me një armë gjahu, një pistoletë dhe një thikë, hapi zjarr ndaj fëmijëve dhe të rriturve në çerdhe në provincën Nong Bua Lamphu rreth orës 12:30 pasdites e së të enjtes. Ai u largua nga vendi i ngjarjes me një kamionçinë.

Të vdekurit janë të paktën 23 fëmijë, tha koloneli i policisë Jakkapat Vijitraithaya, nga provinca ku ndodhi sulmi.

Personi i armatosur u fut me forcë në një dhomë të mbyllur ku fëmijët po flinin. Pas sulmit, ai shkoi në shtëpi dhe vrau gruan dhe fëmijën e tij, e më pas veten.

I armatosuri është një ish-oficeri i policisë Panya Khamrab, 34 vjeç i cili ishte pushuar nga puna vitin e kaluar për përdorim droge.

Më shumë se 34 viktima kanë humbur jetën në masakër, raporton Al Jazeera.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit