Operacioni “TOTO”, në mesin e të arrestuarve edhe një zyrtar policor

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 06.10.2022, 11:25

Prokuroria Themelore në Prizren është deklaruar në lidhje me aksionin e djeshëm të Policisë së Kosovës të koduar “TOTO”.

Prokuroria ka njoftuar se me këtë rast janë arrestuar të gjithë të dyshuarit 13 persona, në mesin e të cilëve është edhe një zyrtar policor.

Lidhur me këtë rast janë bastisur- kontrolluar 19 lokacione (vendbanime dhe lokale), dhe në cilësi të provave janë sekuestruar:

– Para te gatshme – 55,388.00 euro (44,861.00 bankënota dhe 10.527.00 monedha të metalta);

– Para të gatshme – 1,700.00 franga zvicerane;

– Para të gatshme – 50,000.00 lek;

– Para të gatshme – 100.00 dollar;

– Para të gatshme – 1,320.00 dinar serb;

– Dy (2) armë (një e shkurtë dhe një gjysmë- automatike);

– Tridhjetë e nëntë (39) copë municion;

– Njëzet e nëntë (29) telefona mobil;

– Një (1) Kompjuter llaptop;

– Dy (2) USB;

– Treqind e pësëdhjetë (350) pako cigare pa banderola;

– Gjashtë (6) vetura.

Personat e arrestuar, gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh, dhe brenda afatit ligjor Prokuroria Themelore në Prizren për të njëjtit, do të kërkoj nga Gjykata Themelore në Prizren, caktimin e masës së paraburgimit.

“Të pandehurit e arrestuar, dyshohet se kanë kryer veprat penale: “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” nga neni 294, “Fajdeja” nga neni 331, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, “Sulmi” nga neni 184, “Detyrimi” nga neni 328 dhe, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”,thuhet në njoftimin për media.

Prokuroria Themelore në Prizren, vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftën ndaj kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit