STUDIMI/ Shqipëria e bekuar për burime, ekspertët evropianë çuditen përse blejmë energji

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 06.10.2022, 11:20

Sigurimi i energjisë është kthyer në një problem të madh në mbarë Europën dhe duke shtuar këtu faktin se prodhimi i pjesës më të madhe të saj shkakton dëme të mëdha në natyrë, tregon se përpara është një punë e madhe për të bërë.

Gjithsesi, fati i mirë i Shqipërisë është vetë relievi dhe natyra e saj. Gjiganti mediatik “DW” e ka renditur vendin tonë midis listës së bekuar të shteteve që nëse investojnë në energji, mund ta sigurojnë në sasi të bollshme dhe pa e ndotur aspak mjedisin.

Sipas eksprtëve, Evropa Juglindore, ku bën pjesë edhe vendi ynë, ka potencialin të ketë pjesën më të madhe të energjisë me zero karbon të çliruar. Studimet e konfirmojnë se orët e gjata të rajonit me diell, brigjet e rrëmbyeshme dhe vargmalet malore ofrojnë kushte të jashtëzakonshme për një sektor të lulëzuar të energjisë së rinovueshme.

Përfitimet e një revolucioni të energjisë së pastër do të ishin një bonus i madh për rajonin. Meqenëse era dhe energjia diellore janë tani burimet më të lira të energjisë, shumë miliarda euro mund të kursehen nga kostot e energjisë dhe miliarda të tjera mund të grumbullohen në përfitime të tjera, si ajri më i pastër, i cili do të përmirësonte shëndetin e njerëzve.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë së Rinovueshme, për shembull, vlerëson se duke shfrytëzuar energjinë diellore dhe të erës, kjo “qoshe” e Evropës ka potencialin të prodhojë 739 gigavat energji të gjelbër. Kjo është sa 739 reaktorë bërthamorë të mesëm, që prodhojnë në një vit dhe më shumë se trefishi i energjisë elektrike që Shqipëria dhe vendet e ish-Jugosllavisë konsumojnë aktualisht.

Me pak fjalë, ekziston një potencial i madh eksporti në shfrytëzimin e pasurisë energjetike natyrore të vendit tonë, që fatkeqësisht ende blen energji me çmim tepër të lartë dhe do të të rrisë akoma më shumë çmimin e saj për shkak të kostove të larta, sipas tyre.

Ky studim i ekspertëve evropianë, tregon qartë se ata që drejtojnë vendin tonë vuajnë për mend, sepse burimet i kanë. Në rast se vendi ynë do të kishte investuar me kohë për të shfrytëzuar të gjitha këto burime, atëherë nuk do të mbërrinim në pikën ku jemi sot.

Jo vetëm kaq, por do të forcoheshin ndjeshëm të ardhurat lokale, në vend të faturave të energjisë së blerë, që fryhen çdo ditë e më shumë. Pra, pse Shqipëria po importon aktualisht lëndë djegëse, fosile të shtrenjta dhe po djegin qymyrin dhe drutë e pyjeve që nxjerr nga territori i saj?

Kjo është pyetja që “DW” dhe të gjithë ne e ngremë vetëm pak ditë pasi në bregdetin tonë kanë zbarkuar dy anije, që quhen ndryshe termocentrale ujore, të cilat do të prodhojnë energji dhe do t’i kushtojnë vendit tonë qindra miliona euro. Të gjitha këto para paguhen nga financat që dalin nga xhepat tanë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit