Veliaj i përgjimeve të Ndraghetas, kullave dhe incineratorit, kërcenon mediat/ Përgjigjen ia jep Tomka

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 06.10.2022, 10:41

Erion Veliaj thuajse në çdo televizion që përballet me pyetjet se përse harroi premtimin e bërë në fushatën e votimeve pa konkurrentë zgjedh të përgjigjet me sulm të drejtëpërdrejtë ndaj televizionit Ora News.

Por nuk kuptohet se cili është shkaku që ai përmend pjesëmarrjen ose jo në studio. Duket si një pjesë e një filmi të ish-kinostudios “Shqipëria e re” të viteve të komunizmit ku fëmijët përshkruajnë mjaft mirë situatën e zymtë.

Dhe jo vetëm. Veliaj duket më shumë si deputetët që kur në qeveritë e shkuara socialiste deklaronin se nuk pranonin të bëheshin ministra edhe pse askush nuk ua kërkonte një gjë të tillë. Por sërisht përgjigjen e kësaj e gjejmë tek i njëjti film, i cili ka pjesë mjaft interesante.

Nuk mendojmë se ka mbetur njeri në Shqipëri që nuk e beson sot këtë fjali. Në dritën e diellit janë mbi 100 milionë euro që janë dhënë në incineratorin e Tiranës që nuk ofron asnjë punë.

A nuk është KLSH që e ka deklaruar se Bashkia e Tiranës i paguan kot. A nuk është Veliaj që deklaroi se për landfillin bashkia ka para edhe pse ia merr buxhetit të shtetit. Por çfarë e ka shtyrë ti jap këto para pa fund?

A ka interesa të lidhura?

Veliaj thotë nuk e ka problemin me mediat. Por a sulmon ai Lapsin, JOQ, Ora News e shumë të tjerë sa herë publikojnë denoncime?

Po si e harroi Ndraghetën Veliaj, kur dosja mbetet prej gati dy vitesh në SPAK?

Veliaj akuzon median, po nuk jep përgjigje se kush i mori në punë individët e kapur për drogë dhe që rezultojnë në borderotë e Bashkisë së Tiranës dhe pranë zyrtarëve të lartë?

Por vjedhjen dhe me varret dhe lejet e ndërtimit ku u kap drejtori i Veliajt, kush ja ka fajin kryebashkiakut. Filmi"Tomka dhe shokët e tij" përshkruan vitin 1944, por shprehja është më aktuale se kurrë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit