U zhdëpën në dru nga policia edhe pse nuk protestuan për Klodian Rashën, flet humoristi dibran dhe këngëtari kuksian

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 06.10.2022, 09:33

Më 9 dhjetor të vitit 2020, u mbajt protesta për Klodian Rashës, 25 vjeçarin e vrarë nga policia.

Protesta pati shumë të shoqëruar, ndërsa në mes tyre ishin edhe humoristi dibran Roxh Dibrani dhe këngëtari kuksian i muzikës popullore Mirgen Zela.

Këta dy të fundit u zhdëpën në dru nga ana e policisë dhe u arrestuan edhe pse nuk ishin në protestë për Klodian Rashën.

Të ftuar në një emision, djemtë shprehen janë dënuar pa të drejtë me detyrim paraqitje dhe kjo po i pengon në punët e përditshme.

Na ndaluan dhe na thanë thjesht do japësh një dëshmi. Na futën në dru aty, edhe me shkop gome. Na thanë vetëm për sqarime, por na mbajtën brenda. Madje, një djalë të vogël e kanë larë me gjak, e çuan në spital dhe e sollën prap”, u shpreh Roxh Dibrani.

Kemi bërë 72 orë burgim, pastaj kemi dal në gjykatë dhe na kanë dhënë “shërbim prove”, ku paraqitemi çdo muaj. Një muaj shkojmë aty dhe lemë emrat. Ne kemi vuajtur se ata të tjerët kishin lekë më shumë dhe dolën. E forta me mua është që kur kam dal nga komisariati, edhe atletet i kisha pa lidhur, po shkoja të merrja makinën dhe më takon një polici e më thotë: ‘A je për shoqërim?’. ‘Unë tani sa dola’, i thash, ’Ku do më çosh’. Mua më ka prish shumë punë se kam pasur shumë koncerte jashtë dhe më duhet të hënën e parë të çdo muaji të paraqitem”, tha Mirgen Zela.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit