Di Maria shkëlqen me Juventusin, por mungon ndaj Milanit/ Argjentinasi: E meritoj!

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 06.10.2022, 08:34

Angel Di Maria ka gjetur veten te Juventusi, teksa po shkëlqen në paraqitjet e tij.

Argjentinasi ka dhënë tre asiste në ndeshjen e Championsot mbrëmë dhe ishte protagonisti kryesor i sfidës ndaj Makabi Haifa pasi tre pasimet e tij sollën golat që i dhanë shpresë bardhezinjve që nuk kishin siguruar deri më sot asnjë pikë.

Kjo ishte arsyeja pse ai u shpall “Njeriu i ndeshjes” nga UEFA pas duelit.

Di Maria në fjalën e tij tha:

Unë thjesht mundohem të bëj punën time dhe më lumturon ky fakt, që jap asiste për golat. Më kënaq që mund të shërbej për shokët, të bëj të shënojnë dhe të gëzohen. Kemi krijuar shumë raste dhe duhet të punojmë në këtë aspekt për të shënuar më shumë. Sot kemi bërë një punë të mirë.Sa më vjen keq që mungoj në ndeshjen ndaj Milanit? Jashtëzakonisht shumë. Por e kam merituar për gabimin që kam kryer. Jam shumë i penduar për gabimin që bëra. Ishte një mungesë respekti ndaj shokëve të mi, klubit dhe për veten. Por jam një qenie njerëzore dhe do të mundohem të mos e bëj më një gjë të tillë”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit