Mësuesit në Shqipëri më pak të paguarit në Evropë, rroga mujore 223 €

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.10.2022, 21:50

Sot është Dita Botërore e Mësuesve, por në shumë vende, ka pak arsye për të festuar pasi mësuesit janë të pakënaqur me pagat dhe kushtet e tyre të punës.

Sipas të dhënave të përpiluara nga Komisioni Evropian/EACEA/Eurydice pagat zyrtare vjetore bruto në shkollat ​​publike në arsimin e mesëm të ulët në Shqipëri variojnë deri në rreth 4,233 €. Ndërkohë që gjatë vitit 2020/2021 në Luksemburg kjo pagë ishte deri në në 69,076 €

Paga mesatare për mësuesit në vendet e Bashkimit Evropian (BE) është 25,055 €. Mësuesit në Francë dhe Itali fitojnë gjysmën e asaj që fitojnë mësuesit në Gjermani.

Duke lënë mënjanë Luksemburgun, paga fillestare vjetore ishte mbi 50,000 € në vetëm dy vende, konkretisht në Zvicër (66,972 €) dhe në Gjermani (54,129 €).

Bullgaria ka pagën më të ulët vjetore të mësuesve midis vendeve të BE-së, me 7,731 euro. Shifra është gjithashtu nën 10,000 euro në disa vende të tjera të BE-së si Letonia, Sllovakia, Hungaria, Rumania dhe Polonia.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit