Qytetarja denoncon “Qendrën Tregtare Simbol”: Porosita atletet online, por m’i solli ndryshe dhe të përdorura

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 05.10.2022, 15:46

Blerjet online të cilët janë zgjidhje për të kursyer kohën e qytetarëve që nuk mund të shëtisin çdo dyqan me radhë, por shpesh herë blerësit zhgënjehen nga ajo çfarë blejnë në faqet e Instagramit, Facebook që shesin online. Denoncimet pranë JOQ ALBANIA për blerjet jo cilësore në faqet që tregtojnë ‘online’ janë të shumta, teksa një qytetare ka sjellë një rast pranë redaksisë ku denoncon faqen “Qendrën Tregtare Simbol” e cila ndodhet në Korçë. Qytetarja ka porositur një palë atlete të cilat kur i ka marrë nuk kanë rezultuar siç janë në foto të faqes, por ndryshe, si dhe duket se janë të përdorura. Qytetarja ka kërkuar që produkti t’i ndërrohet por shitësja i ka kërkuar blerëses të shkojë t’i ndërrojë në Korçë, ndonëse porosia ka shkuar në Tiranë dhe është blerë online. Sipas qytetares, faqja jo vetëm që nuk është treguar korrektet në shitjen e produktit, por edhe i ka bërë presion blerëses. Siç shihet në fotot e dërguara në redaksi nga qytetarja që ka blerë online, atletet në faqen e “Qendrës Tregtare Simbol” ndryshojnë nga porosia që i ka shkuar në shtëpi blerëses.

Qytetari:

Përshëndetje JOQ.Ju lutem dua të më ndihmoni duke publikuar një rast mashtrimi të blerjeve online në Qëndrën Tregtare Simbol ku kam porositur 2 palë atlete dhe njëra nga palët më erdhën totalisht tjetër për tjetër dhe për më tepër janë të përdorura dhe pa pikën e pa turpësisë më thonë ejani në Korçë tju a ndërrojmë duke e ditur shumë mirë që porosia ka ardhur në Tiranë. Të bëjnë dhe presion duke thënë publikoje ku të duash ne këtë zgjidhje kemi.Si mund të kenë këtë zgjidhje kjo kompani?A nuk e shikojnë produktin e porositur këto njerëz që fusin në pako tjetër gjë.

Dhe kjo është porosia që më kanë sjellë

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit