“Zot fale se hala axhami”, ish bashkëpartiakja lutet për Ministrin Murati

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 05.10.2022, 15:26

Me një muaj vonesë, për shkak të grevës së mësimdhënësve, mësimi në shkollat publike të Kosovës nisi të hënën.

Por pas rikthimit në klasa, mësimdhënësit morën vesh se nuk do të paguhen për muajin shtator. Kjo, pasi Qeveria e Kosovës mori vendim që të mos ekzekutojë pagat për kohën sa ata kanë qenë në grevë.

Analistja dhe ish- deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina e ka përshkruar ministrin e Financave, Hekuran Muratin përmes një fjalë “axhami”.

“Gjakovarët e kanë një thënie “hajt babe tu rrite mendja”. Ministrit te financave fort ju ka rrite mendja, Zot fale se hala axhami”, ka shkruar Pantina për Muratin.

Ministria që Murati e drejton nuk i ka ekzekutuar pagat për punëtorët e arsimit.

Kjo pasi gjatë muajit shtator ishin në grevë, e sipas Qeverisë ligji me greva e përcakton se “s’ka paga për atë periudhë”.

Por Ministria e Arsimit ka dalë me propozim të paguhen mësimdhënësit nëse i zëvendësojnë orët.

Ministri i Financave Punës dhe Transfereve është deklaruar sot lidhur me pagat e shtatorit për grevistët.

Ministri Murati ka thënë se sa i përket pagave për grevistët do të zbatojnë ligjin përkatës.

“Do ta zbatojmë ligjin sa i përket pagave për grevistët”, ka thënë shkurt Murati.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit