Shqiptari shan gruan për origjinën nga veriu: Rru*pie, ta përplas kokën pas murit

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 05.10.2022, 12:27

Një shqiptar i lindur në Shqipëri 38 vjet më parë dhe banues në Belluno, ka dhunuar dhe ofenduar prej vitesh gruan e tij veriore.

“Duhet të largohesh nga kjo shtëpi, nuk të duroj më, nuk mund të ikësh e gjallë nga këtu, do të të përplas kokën pas murit”, kështu i shprehej gjithmonë shqiptari gruas së tij e cila i ishte kthyer jeta në makth.

Shpesh herë, shqiptari i cili ishte gjatë gjithë kohës tapë me alkool e rrihte gruan e tij edhe në sy të vajzave të tij të vogla.

Gruaja e shqiptarit e cila prej vitesh dhunohej dhe nuk kishte ngritur zë tashmë ka gjetur strehim në një qendër kundër dhunës ku ka denoncuar burrin e saj.

Policia e arrestoi shqiptarin, ndërsa dje është përgjigjur para ligjit për krimin e dhunës në familje.

Nga viti 2020 e deri dje 38-vjeçari nën efektin e alkoolit ka dhunuar dhe ka fyer gruan e tij edhe për origjinën e saj në veri të Shqipërisë, ku nuk i ka kursyer epitetet si “rruspie” dhe “bastarde”.

Më 9 tetor 2020 rreth orës 9, gruaja e frikësuar nga reagimet e mundshme të bashkëshortit të saj në gjendje të dehur, u detyrua të kërkonte ndihmë duke telefonuar 113.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit