Rregullimi i dhëmbëve në Turqi kthehet në makth për gruan, përfundon me infeksion dhe fytyrë të fryrë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.10.2022, 01:05

Amanda Turner, një grua nga Irlanda e Veriut që priste me padurim një buzëqeshje të re e vezulluese pas rregullimit të dhëmbëve në Turqi është zhgënjyer totalisht.

Në vend të buzëqeshjes dhe dhëmbëve të shndritshëm, gruaja ka mbetur me një fytyrë të fryrë, të mpirë, dhëmbë të shkatërruar dhe plot fatura mjekësore.

Ajo udhëtoi për në Stamboll për të rregulluar dhëmbët me çmim të lirë, për vetëm 3,000 £. Por ky çmim i është shumëfishuar pasi ajo tani ka shpenzuar më shumë se 14,000 £ për të rregulluar pasojat me të cilat u përball.

Kur ajo shkoi në Turqi, dentistët i shkatërruan plotësisht dhëmbët e saj dhe ajo u kthye në vendin e saj me dhimbje të tmerrshme.

Unë e ndjeja se dhëmbët nuk ishin as siç duheshin. Ishte një dhimbje që nuk e kam imagjinuar kurrë në jetën time.

Pasi kuptoi se nuk kishte si të kthehej më në Turqi ajo vendosi të kërkonte ndihmë te një dentitst në Londër. Pasi shkoi te dentisti, Turner zbuloi se ajo kishte dhëmbë të thyer, infeksione të shumta dhe dëmtime të pakthyeshme në gojë.

Pasi dentistët në Londër i rregulluan dhëmbët dhe i rikthyen buzëqeshjen, gruaja u bën thirrje të tjerëve që mos shkojnë në Turqi për të rregulluar dhëmbët pasi ajo e mori mësimin e saj.

Kushdo që mendon të shkojë në Turqi për rregullimin e dhëmbëve me çmim të lirë të mos bëjë të njëjtin gabim që bëra unë, kam marrë mësim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit