Rritet numri i njerëzve që mbërrijnë në Angli me gomone, Shqipëria kryeson listën

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.10.2022, 22:18

Sekretarja e Brendshme e Britanisë, Suella Braverman planifikon të reduktojë numrin e emigrantëve që kalojnë Kanalin Anglez me gomone të vogla.

Kjo pasi më shumë se 33,500 njerëz kanë përdorur tashmë këtë rrugë për të mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar këtë vit.

Deri më 3 tetor të këtij viti, 33,573 njerëz kanë kaluar Kanalin me gomone dhe sipas autoriteteve ky është numri më i lartë që nga fillimi i mbledhjes së këtyre shifrave në vitin 2018. Në vitin 2021, totali ishte 28.526 persona, ndërsa në vitin 2020 ishte 8.404.

Sipas statistikave zyrtare, në gjysmën e parë të 2022, ardhjet nga tre vende përbënin më shumë se gjysmën e totalit të përgjithshëm:

18% vinin nga Shqipëria

18% nga Afganistani

15% nga Irani

Numri i shqiptarëve që bëjnë kalimin është rritur ndjeshëm që nga viti 2021. Kjo pasi në 2021 iranianët ishin grupi më i madh, duke përbërë 30% të të gjithë mbërritjeve me gomone të vogla.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit