Ky është personi që vdiq pasi e zuri ashensori në Pejë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 04.10.2022, 20:55

Një 54-vjeçar ka vdekur në Pejë pasi të njëjtin e zuri ashensori i banesës ku jetonte.

Sipas Insajderit bëhet fjalë për Deli Lekajn i cili ishte dhe ish komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Rastin e ka konfirmuar për Insajderin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 15:00, teksa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente.

Trupi i 54-vjeçarit është dërguar për obduksion.

“Sot rreth orës 15:00, Policia është informuar se në rrugën “Ali pashë Tepelena” në Pejë, ka ndodhur një incident në ashensorin e një banese kolektive shumëkatëshe. Njësitet Policore menjëherë iu kanë përgjigjur vendit të ngjarjes, gjithashtu edhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull 54 vjeçar”, tha Rugova.

Ai shtoi se në vendngjarje gjithashtu ka dalë edhe prokurori, i cili pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti cilësohet “Hetim i vdekjes”.

Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “Ali Pashë Tepelena”, afër gjimnazit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit