Vrau një të pafajshëm, pasi ngatërroi objektivin/ Ky është Kevin Zeneli, autori i vrasjes në ‘Don Bosko’

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 04.10.2022, 17:19

Ky është 23-vjeçari, Kevin Zeneli, alias Kevin Suçi, i cili sipas dëshmive të vëllezërve Beqiri është autori i atentatit të ndodhur më 4 janar 2022 në “Don Bosko” të Tiranës, ku mbeti i vrarë Erion Çela, 35 vjeç dhe u plagosën katër persona, mes tyre edhe një kamarier.

Sipas policisë së Durrësit, Kevin Zeneli në vitin 2022 ishte porositur nga Kasandër Noga për të vrarë Geron Hasanbelliun, por ngatërroi objektiv duke vrarë një të pafajshëm, Erion Çelën.

Për atë vrasje ishin rekrutuar dy vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiri për ta kryer, por në fund nuk kishin rënë dakord dhe u krye nga Kevin Zeneli të cilin më pas dy vëllezërit e kanë ndihmuar për tu larguar jashtë shtetit.

"Shtetasit Indrit dhe Gentian Beqiraj në periudha të ndryshme kohore, janë kontaktuar nga shtetasit Kevin Zeneli alias Kevin Suçi dhe I. F., për llogari të shtetasit Kasandër Noga, kundrejt pagesave nga 50 mijë deri 150 mijë euro, për të kryer vrasjen e një shtetasi dhe të nipërve të tij, në qytetin e Tiranës, si dhe për vrasjen e shtetasit A. M., në qytetin e Durrësit.

Për realizimin e kësaj veprimtarie, 2 vëllezërit janë paguar paraprakisht me një shumë prej 6000 eurosh. Fillimisht ata kanë siguruar kushtet e nevojshme për kryerjen e vrasjes, si armë zjarri, automjet, motoçikletë, si dhe kanë marrë me qira një banesë, në afërsi të objektivit." – thuhet në njoftimin e policisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit