Konfirmohen keqpërdorimet me shitjen e druve

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 04.10.2022, 17:58

Çmimi i drurit për djegie në vendin tonë nëpër depot e Ndërmarrjes Publike “ Pyjet e Maqedonisë” është 3 mijë denarë përfshirë edhe TVSH-në. Operatorët privat që blejnë dru direkt nga pyjet paguajnë 2500 denarë për metër kub, përfshi TVSH-në, por kur më pas ia shesin qytetarëve, çmimi dyfishohet.

Qytetarët drurin për djegie po e paguajnë madje deri në 5500 denarë. Drejtori i Ndërmarrjes Publike të Pyjeve, Valentin Gruevski, thotë për Alsat se transporti mund të luajë rol në rritjen e çmimit, por nuk justifikon një dallim kaq të madh mes çmimit të tyre dhe operatorëve privat.

“Kjo është më evidente në Shkup ku rezulton që çmimi për metër kub dru është më i lartë. Në qytetet më të vogla çmimi është më i ulët. Megjithatë me shumë mundësi për dallimin në çmim ndikon transporti deri në Shkup. Megjithatë dallimi është i madh. Tani a është i justifikuar apo jo, ka një vendim të Qeverisë për kufizim të marzhës në 10%. Mendoj se kjo është kompetencë e inspektorëve, të cilët duhet të verifikojnë se a respektohet ai vendim i qeverisë”, tha Valentin Gruevski- drejtor i NP “ Pyjet E Maqedonisë”.

Çmimi është më i lirë, por dru në dispozicion nuk ka. Gruevski thotë se sasia e drurit që ndërmarrja ka pasur në dispozicion këtë vit ka qenë më e madhe në krahasim me vitet e kaluara, por kërkesa është edhe më e lartë.

“Nëse matim parametrat do duhej të ketë mjaftueshëm dru, megjithatë ky vit është shumë specifik sa i përket kërkesës për këtë lëndë djegëse, për shkak të gjithë asaj që po ndodh në botë dhe tek ne”, u shpreh Valentin Gruevski- drejtor i NP “ Pyjet E Maqedonisë”.

I pari që vuri në dukje dukurinë me çmimet e drurit ishte Ministri i Mjedisit Jetësorë Naser Nuredini, i cili tha se ekzistojnë dyshime se në treg po bëhet keqpërdorim me çmimet e drurit për djegie dhe se një çështje të tillë e ka ngritur edhe në seancën e fundit të Qeverisë.

Tentuam të kontaktojmë më Inspektoratin e Tregut për t’u informua nëse kanë dal në terren për inspektime të tilla dhe a kanë gjetur parregullsi apo shkelje të vendimit të Qeverisë për kufizim të marzhës, por pa sukses.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit