Në një qytet në Norvegji ka 3 ligje të çuditshme, nuk lejohet të vdesësh, të lindësh dhe të mbash mace

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 04.10.2022, 14:05

Në zonën e Longyearbyen në qendër të Svalbard, në Norvegji, ka disa ligje shumë të veçanta që ndiqen nga 2.000 banorët e tij.

Ju do pyesni çfarë ligjesh janë këto? Konkretisht në këtë qytet nuk lejohet të vdesësh, të lindësh dhe të mbash mace në shtëpi.

Vendbanimi është qyteti më i afërt me Polin Verior, ndaj në periudhën e dimrit nata mund të zgjasë deri në 4 muaj.

Nuk lejohet të vdesësh sepse aty, nuk mund të varrosni dikë në dëborë pasi trupi do të dekompozohej shumë ngadalë.

Nëse dikush është shumë i sëmurë ai është i detyruar të dërgohet në anën jugore të Norvegjisë për t’iu dhënë mjekimi i duhur dhe nëse vdes do të varroset atje.

Nuk lejohet të lindësh sepse ky vendbanim nuk ka një maternitet për shkak të numrit të vogël të banorëve.

Gjithashtu nuk lejohen macet sepse mund të gjuajnë zogjtë që jetojnë apo vërtiten në këtë qytet duke bërë që ata të zhduken.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit