Skandal/ Fushat sportive tek Liqeni Artificial bëhen me pagesë Bashkia kërkon 1300 lekë për lojë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 04.10.2022, 12:21

Parku i madh i Tiranës ose siç njihet ndryshe për banorët si Parku i Liqenit Artificial, është një nga zonat më të frekuentuara të qytetit. Në liqen ndodhen edhe fusha sporti, që deri para 3 ditësh frekuentoheshin nga sportdashësit pa pagesë. Sipas një qytetari që nga 1 tetori fushat në Parkun e Liqenit Artificial janë bërë me pagesë. Tarifa është vendosur nga këshilli bashkiak i Tiranës. Qytetari thotë se është i gatshëm të paguajë edhe tarifën, por fusha nuk plotëson kushtet e një ambienti sportiv pasi në kohë me shi dhe erë të fortë është e pamundur që të luhet. Në videot e dërguara nga qytetari shihet që të rinjtë në pamundësi për të paguar tarifën e vendosur nga Bashkia Tiranë, kanë nisur të luajnë jashtë fushës. Çmimi 1300 lekë i vendosur nga Bashkia Tiranë për të personat që dashurojnë sportin që të futen në fushat e Liqenit Artificial, është një skandal i vërtetë që ndodh vetëm në Shqipëri pasi në vendet e botës fushat e bashkisë janë te hapura si ambient argëtimi sportiv. Qytetari duke denoncuar këtë turp, u bën thirrje të gjithë qytetarëve të ngrenë zërin sepse nëse nuk e bëjnë së shpejti edhe oksigjenin do ta kenë me para.

Qytetari:

Fushat e liqenit tek liqeni jane bere me pagese. Eshte vertet per te ardhur keq. Une personalisht kam investuar vet nje buxhet modest per te vendosur rrjetat e basketbollit. Me vjen vertet keq. Tarife e vendosur nga keshilli bashkiak. Turp i madh ne cdo vend te botes fushat e bashkise jane te hapura si ambjent argetimi sportiv. Ne Shqiperi, kryesisht ne Tirane jo vetem qe jane kthyer ne pallate por dhe nje fushe e vetme mes liqenit Artificial kthehet me tarifë. Okey. E paguajme dhe tarifen por ne Dimer nuk luhet nga shirat dhe erërat e forta. Pra sidoqofte tarifa nuk i justifikon kushtet e ambjentit sportiv. Ju bej me thirrje qe te ngrejme zerin sepse keshtu sic po vazhdon dhe oksigjeni do kthehet me para. TURP I MADH. Ka 3 dite, qe me 1 tetor. Me par ka qene falas tani nuk hyn asnje pa bilete. Pyetem tek kabina ku paguan bileten, e ka vendos keshilli bashkiak na thane.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit