Adrian Çela i OSHEE lidh milionat me llastikë/ Qytetari i varfër: Kemi dy ditë pa drita! S’i pagova një muaj m’i prenë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 04.10.2022, 10:59

Mjafton të shpenzosh një ditë mes popullit të varfër shqiptar dhe e kupton se e gjithë propaganda e qeverisë bie poshtë.

Pas kamerave të ERTV e ekraneve mavi, ku vendi ynë duket perfekt dhe qeveria Rama punon fort për filtrat që do i veshë mandatit të tretë, shpaloset realiteti i vështirë e i dhimbshëm i të cilit populli shqiptar është protagonist i përditshëm.

Një qytetar i Kurbinit ka shkruar për JOQ Albania se prej dy ditësh familjet e Fushë-Milotit vuajnë për energji elektrike.

Ai shkruan se për këtë problem nuk interesohet aq Bashkia e Kurbinit e as drejtori i OSHEE. Kryefamiljari ka një fëmijë të sëmurë në shtëpi teksa shprehet se nga pamundësia për t’i paguar një muaj ia prenë.

Qytetari shkruan:

“Pershendetje JOQ, uroj qe te jeni mire. Kam nje shqetesim, jam nje banor i fshatit Fush-Milot ne zone e Kurbinit. U bene qe 2 dite qe jemi pa drita. Ky problem per ne fillon tani e deri ne veren tjeter. As OSHE dhe as Bashkia Kurbin nuk interesohet per kete pune.

Jam me femije te semure ne shtepi, dhe paguajme çdo muajn energjine. Nje muaj qe spata mundesi ti paguaja mi prene dritat. Jemi ne nje situate te veshtire pasi me trembet femija. Ju lutem publikojeni. Anonim se na e heqin edhe ate 40 mije leksh ndihme ekonomike qe marrim.

Ju flm faqja me e mire ne Shqiperi qe na ndihmon sadopak me hallet qe kemi.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit