Balluku u zgjidh hallin të varfërve në stinën e shirave: 20% ulje te fatura nëse ngrohni ujin me panele diellore

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 04.10.2022, 10:03

Ministrja e MIE Belinda Balluku ka shpalosur zgjidhjen e saj për familjet e varfra shqiptare që do të preken nga rritja e çmimeve në faturën e energjisë. Qeveria shtyu vendimin me një muaj përsa i përket fashës 800 kwh.

Balluku ka gjetur zgjidhje në mes të stinës së shirave dhe të të ftohtit për të varfërit shqiptarë. Ajo ka sugjeruar përdorimin e paneleve diellore për të ngrohur ujin në shtëpitë shqiptare ndërkohë që dielli në këtë stinë jo vetëm që nuk prodhon nxehtësi mjaftueshëm, por oraret e shfaqjes janë të kufizuara e thuajse inekzistente.

Ajo shkruan në Facebook:

“Programi për subvencionimin me 70% të shumës për çdo 👨‍👩‍👧‍👦familje që do të instalojë panele diellore në banesë për ngrohjen e ujit, është një instrument tjetër i rëndësishëm për të përballuar krizën ⚡energjetike.

Në 1 tetor çelëm thirrjen për subjektet që tregtojnë por edhe instalojnë panelet diellore, ndërsa në datën 1 nëntor do të hapim aplikimet për 2000 familjet e para të interesuara, që duan të përfitojnë nga ky program.

Do të jetë një proces transparent dhe i hapur për këdo dhe jemi besimplotë se qytetarët do ti përgjigjen kësaj thirrjeje që jo vetëm ul me 20% koston e faturave të tyre të energjisë, por ul edhe konsumin e përgjithshëm.”

Me këtë zgjidhje efiçente të ministres nuk keni gojë të thoni se qeveria nuk mendon për ju.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit