Të dhënat e publikuara nga hakerat, dyshime se janë marrë nga “Deep Sea”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.10.2022, 23:42

Ditën e sotme hakerat iranianë publikuan disa të dhëna që sipas tyre ishin marrë nga MEMEX, databaza e informacionit kriminal në Shqipëri.

Por këto të dhëna u përgënjeshtruan nga policia e shtetit e cila tha se formati i të dhënave të publikuara nga iranianët nuk ngjason me të dhënat që vetë policia disponon.

Gazetari Spartak Koka, gjatë një emisioni televiziv tha se lista që u publikua sot dyshohet se ka të dhëna të sistemit Deep Sea, i cili përmban të dhëna të detajuara për të gjithë qytetarët.

Ai tha se të dhënat e publikuara sot janë të gjitha të sakta pasi janë me ID dhe ditëlindje prandaj dyshimet janë se këto të dhëna mund të jenë marrë nga Deep Sea.

Ajo që nuk kontestohet në këtë listë të publikuar ditën e sotme, megjithë atë që po tenton qeveria të bëjë, është që informacioni brenda këtyre dosjeve është e saktë. Fotot e personave, ID e tyre është e saktë. Në konsultat sot që unë kam bërë me punonjës të nivelit edhe të mesëm dhe të lartë drejtues, është që dyshimet më të mëdha janë se janë të dhëna të sistemit Deep Sea, por është një rubrikë shumë e vogël e sistemit Deep Sea kjo që na kanë hedhur sot në treg se ato mund të kenë më shumë të dhëna, ku sistemi Deep Sea ka 22 motorrë kërkimi nga të gjitha institucionet ligjzbatuese. Po të kenë marrë atë, i bie që të kenë marrë gjithë shtetin dhe çdo të dhënë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit