Rrëfimi i policit serb në Kosovë: Mësova gjuhën shqipe, dhe kjo më ndihmoi

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 02.10.2022, 14:29

Bazuar në një marrëveshje Kosovë-Serbi Policia e Kosovës ka integruar në radhët e saj ish-punonjës të strukturave paralele serbe.

Shpërndarja e tyre në detyrë bëhet zakonisht në vendbanimet me shumicë serbe.

Rreshteri i policisë, Boban Simonoviq, vjen nga komuniteti serb dhe është pjesëtar i Policisë së Kosovës që nga nëntori i vitit 2000.

Me një shqipe të rrjedhshme Simonoviq tregon se gjatë këtyre viteve ka punuar së bashku me kolegët shqiptarë dhe thote se raportet janë të shkëlqyera me të gjithë kolegët e të gjitha komuniteteve.

"Gjithmonë kam pasur marrëdhënie të shkëlqyera me kolegët e mi, gjë që më ka ndihmuar në zgjerimin e njohurive profesionale për kryerjen e detyrës policore lehtësisht, duke e njohur mentalitetin e komuniteteve që u shërbej, në ofrimin e sigurisë", tha ai.

Rreshteri i policisë Boban Simonoviq shton edhe se gjuha shqipe e ka ndihmuar në të gjitha aspektet jetësore.

“Kam lindur në Prishtinë, ku kam jetuar deri në vitin 1999. Aty kam mësuar gjuhën shqipe dhe kjo më ka ndihmuar shumë në komunikim me kolegët dhe qytetarët, në situata të ndryshme, gjatë punës time profesionale. Gjatë këtyre viteve të punës në Policinë e Kosovës, kam krijuar miqësi të madhe me kolegë të të gjitha komuniteteve që janë pjesëtar të PK-së, dhe ata më kanë ndihmuar shumë si profesionalisht, ashtu edhe privatisht”, tregon Simonoviq për DW.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit