15-vjeçarja ngacmohet seksualisht nga 45-vjeçari në Gjakovë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 02.10.2022, 10:42

Ngacmimet seksuale janë bërë shumë shqetësuese në Kosovë. Për këtë fenomen shqetësues këtë muaj ka pasur reagimeve të shumta, pas disa ngjarjeve që tronditën vendin.

Së fundmi është raportuar se një e mitur nga Gjakova ka rënë pre e ngacmimit seksual për dy vite, dhe i dyshuar është një 43-vjeçar.

Siç raporton gaseta Sinjali, ngacmimi seksual ka ndodhue dhe dje, në rrugën “Mic Sokoli” në Gjakovë.

Prokuroria tashmë ka nisur hetimet pasi denoncimit të një 15-vjeçareje, e cila bashkë me një familjar ka raportuar në Polici se si është ngacmuar seksualisht nga një burrë gjatë ditës së djeshme. Rasti dyshohet të ketë ndodhur në orët e pasdites, kur i dyshuari e ka përcjellë vajzën nga mbrapa dhe e ka ngacmuar seksualisht.

Por ajo që ka zbuluar vajza para hetuesve policorë është edhe më shqetësuese. Në dëshminë e saj të dhënë në stacion policor thuhet se G.P., (emër i njohur për redaksinë) e ngacmon të miturën në mënyrë sistematike që dy vite me radhë.

Denoncimi i të miturës bëri që Prokurori i Shtetit të urdhërojë arrestimin dhe ndalimin e të dyshuarit, i cili është intervistuar para hetuesve policorë, me ç’rast është përballur e dyshimet e ngritura kundër tij.

Raportohet se përfundimit të procedurave policore, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale “Ngacmim seksual.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit