“Mali” i Tiranës/ Kush është pronari oligark i kullës së re në kryeqytet, mik i Veliajt

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 01.10.2022, 22:23

"Nova Construction" do të jetë kompania që do ndërtojë kullën më të re të Tiranës pas Teatrit të Operas dhe Baletit. Leja për kullën që do të quhet "Mali i Tiranës" është dhënë nga Erion Veliaj dhe projektues i saj u zgjodh sot në një konkurs, kompania daneze Cebra.

Kompania e ndërtimit "Nova Construction" ishte ajo që mundësoi "shfaqjen" e konkursit ku ishin angazhuar vetë Veliaj dhe Rama. Nuk dihet ende se çfarë të mirash për popullin sjell kjo kullë veç faktit se sjell përfitime për oligarkun e preferuar të Erion Veliajt Ilir Shtufin. Ai ka në pronësi 91% të kompanisë dhe 9% të aksioneve janë në zotërim të Kujtim Shtufit.

Kjo kompani është përfituese e një numri marramendës tenderash publikë nga Bashkia Tiranë dhe është klient personal i kryebashkiakut. Kjo për faktin se është ndërtuese e rreth 80% të kullave e pallateve më të larta në kryeqytet.

"Ky ndërtim në qendër të Tiranës do të “forcojë më tej profilin e metropolit rajonal të së ardhmes për kryeqytetin tonë”-tha Veliaj.

Kjo kompani gjatë vitit 2019-2022 (deri më tani)ka përfituar transaksione nga Thesari i Shtetit në vlerën e frikshme prej mbi 11 Miliardë Lekëve.

Vetëm nga bashkia Tiranë, kompania e Ilir dhe Kujtim Shtufit ka përfituar miliarda lekë, një vlerë të frikshme nga taksat e qytetarëve të Tiranës në bashkëpunim me kompani si "Alesio 2014" e Pashk Rrapit apo "Ante Group" e Bardhjus Bushajt, "FERRO Beton" dhe "MC Inerte" e baxhanakut të tyre Mark Lulit, për punë publike për llogari të Erion Veliajt.

Ka zëra se pas kësaj kulle është baxhanaku i vëllezërve Shtufi, ortaku i tyre në tenderat e Veliajt, biznesmeni Mark Luli, i cili dyshohet se është edhe pas kullës tek Garda e Liqenit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit