Qeveria: “Ballkani i Hapur” synon të përshpejtojë integrimin evropian

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 01.10.2022, 16:40

Ballkani i Hapur është një iniciativë rajonale e krijuar nga Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria e cila është e përkushtuar për të ofruar kushte për praktikimin e katër lirive evropiane për sa më shumë qytetarë dhe kompani në Ballkan, sqarojnë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut pasditen e sotme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga aty theksojnë se “Ballkani i Hapur” është përforcues i bashkëpunimit dhe lidhshmërisë rajonale kur bëhet fjalë për lëvizjen e lirë të njerëzve, kapitalit, mallrave dhe shërbimeve.

“Ne lidhemi për zhvillimin e ekonomive tona, për një treg të përbashkët rajonal dhe të vetëm pa kufizime, pa barriera, pa kufij dhe për zhvillimin e tij afatgjatë që do të sjellë një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët.

Nga pikëpamja politike, Ballkani i Hapur synon të përshpejtojë integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të kontribuojë në anëtarësimin sa më të shpejtë të secilit prej vendeve në Bashkimin Evropian”, thonë Qeveria, ku shtojnë se Ballkani i Hapur është një nismë që mbështetet plotësisht nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit