Erion Veliaj ndan paratë me Albert Metanin/ “MILIFAR SHPK” merr 270 MLN në tenderin pa garë

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 01.10.2022, 13:26

Erion Veliajn mund ta quajmë kampion i tenderave, pasi, pothuajse çdo ditë, ai shpenzon vlera të frikshme të taksave të shqiptarëve, pa u menduar dy herë. Këto para të taksapaguesve shqiptarë i ndan me oligarkë dhe pronarë kompanish që janë të përkëdhelurit e kësaj qeverisjeje, që po largon nga vendi rininë shqiptare.

Së fundmi, Erion Veliaj ka firmosur një tender, ku e ka parë fare qartë që ka mungesë konkurrence. Më konkretisht bëhet fjalë për tenderin që përmban këtë numër reference REF-32719-06-13-2022 dhe ka si objekt “Blerje të medikamenteve dhe materialeve mjekësore veterinare”. Fituesi i këtij tenderi është kompania MILIFAR SHPK me administrator Albert Metanin, që vetëm nga Bashkia Tiranë, në të gjithë tenderat, ku ka qenë pjesë, ka marrë më shumë se 800 milionë lekë.

Albert Metani ka garuar i vetëm në këtë tender dhe nuk ka marrë pak para nga shqiptarët, por më shumë se 270 MLN lekë me TVSH. Metani ka ofruar sa 95 përqind e fondit limit dhe normalisht që ka fituar. Nga kjo vlerë, me shumë mundësi diçka, ka futur në xhep Erion Veliaj, i cili i gjëmon shumë këto raste, pavarësisht se në daljet publike, flet sikur Tirana është objektivi i tij kryesor.

ALBERT METANI

Pas kullave shumëkatëshe, që po i marrin frymën Tiranës, është e ditur që burimi i dytë financiar i Erion Veliajt janë tenderat e dyshimtë, mirëpo, si një mik i ngushtë i prokurorëve të SPAK-ut, deri më tani kryebashkiaku, ia ka hedhur paq. Se deri kur do i ketë duart të lira dhe pa pranga, ende nuk dihet. Na mbetet vetëm të presim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit