Maqedonia e Veriut nga sot në gjendje krize energjetike

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 01.10.2022, 12:42

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut pas disa ditësh debat, dje votoi për vazhdimin e afatit të ekzistimit të gjendjes së krizës në gjithë territorin e vendit për shkak të mungesës së energjisë elektrike. Në këtë seancë 83 deputet votuan “për”, ndërsa nuk kishte asnjë “kundër” dhe asnjë të përmbajtur. Debati në këtë seancë u shoqërua me akuza të ndërsjella mes pushtetit dhe opozitës. Sipas kësaj të fundit Qeveria e përdor situatën për të negociuar tenderë në katër sy.

“Ju si ministër duhet t’i hulumtoni gjetjet e Entit Shtetëror të Revizionit. Në raport janë dhënë disa shembuj konkret, janë lokuar marrëveshje që janë lidhur me vlerë ku vlera e vlerësuar e buxhetit të SHA EMV nuk është në vlerë që është marrë me ofertën pas procedurës së zbatuar për furnizim publik. Ajo do të thotë se lidhet marrëveshje sipas buxhetit të EMV-së dhe jo oferta më e ulët që është dhënë. Këtë e tregon Enti Shtetëror i Revizionit”, Dajanço Eftimov, Deputet i OBRM-PDUKM-së.

Pushteti hodhi poshtë këto akuza duke thënë se po bëhen përpjekje me të gjitha mënyrat për tu siguruar energji elektrike nga jashtë.

“Flisni për kontakte. Do t’ua përsëris edhe njëherë, publikoni kontaktet, unë personalisht t’i paraqitem Mickoski nëse ka nevojë. Nëse nuk dëshiron t’i publikon në opinion le t’i dorëzojë tek unë, unë do t’i bëj publike, do t’i dorëzojë në EMV nëse më të mirat, më të volitshme dhe të shohim në mënyrë shtesë se prej cilit burim janë, sepse flasim për gjendje krize në nivel global. Ka sanksione të caktuara, ka çështje të caktuara që nuk mund t’i bëj shteti, ne jemi anëtare e NATO-s, kemi filluar negociatat me Bashkimin Evropian”,deklaroi Kreshnik Bekteshi, Minister i Ekonomisë.

Me këtë votim gjendja e krizës në energjetikë nis më 1 tetor dhe do të zgjas deri në prill të vitit të ardhshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit