Po ndiqej nga trupat izraelite, 7-vjeçari vdes nga frika

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01.10.2022, 01:29

Njerëzit në Palestinë po vajtojnë vdekjen e një djali shtatëvjeçar palestinez, i cili vdiq 'nga frika' pasi u ndoq nga trupat izraelite. Ata kanë dalë në rrugët e Taquo, afër Betlehemit të premten, më 30 shtator për funeralin e shtatëvjeçarit Rayan Suleiman.

Prindërit e tij thanë se "zemra e të voglit pushoi së rrahuri sepse ai ishte shumë i frikësuar" nga trupat që e ndiqnin.

Ministria e Shëndetësisë e Autoritetit Palestinez tha se 7-vjeçari vdiq pasi ra nga një lartësi e madhe kur ai dhe vëllezërit e tij po ndiqeshin nga trupat izraelite. Megjithatë, stafi në spitalin ku Rayan u shpall i vdekur tha se zemra e tij pushoi së rrahuri për shkak të ritmit të lartë:

Skenari më i mundshëm i asaj që ndodhi është se për shkak të stresit dhe frikës, adrenalina i shkaktoi rritjen e rrahjeve të zemrës. Kjo çoi në një arrest kardiak për shtatë vjeçarin.

Një autopsi po i bëhet të voglit për të zbuluar saktësisht se çfarë ka ndodhur. Babai i thotë se 7-vjeçari Rayan 'vdiq nga frika në vend' pasi pa oficerët të mbërrinin në derën e tij.

Vëllezërit e Rayan thuhet se janë tronditur aq shumë nga incidenti saqë po refuzojnë të kthehen në shkollë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit