Çfarë po ndodh në Shkodër?! Policia rrethon lagjen Rus, një makinë e qëlluar me plumba

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 30.09.2022, 15:01

Pak minuta më parë, në qytetin e Shkodrës, në lagjen Rus është lënë në rrugë një makinë e qëlluar me plumba. Por, mësohet se e gjitha është një inskenim i policisë, për një atentat që ka ndodhur pak kohë më parë. Prokuroria është duke ndërtuar skemën se si ka ndodhur ngjarja.

Qytetarët raportuan më herët për vrasje, por fatmirësisht nuk ka pasur diçka të tillë.

Më konkretisht bëhet fjalë për atentatin ndaj Albano Bruçit, i cili u qëllua mbrëmjen e 25 gushtit, rreth orës 21:00 në lagjen ‘Rus’ në Shkodër. Ai ishte duke lëvizur me një makinë tip ‘Audi A3’, me targa ‘AB 199 BA, kur u qëllua me armë drejt tij, por fatmirësisht nuk e kapën plumbat. Burime pranë vendit të ngjarjes bënë me dije se më shumë se 20 gëzhoja pistolete janë gjetur në vendin e ngjarjes.

Bruçi në Policinë e Shkodrës tha se nuk ka konflikte me askënd, ndonëse është një person me precedent të mëparshëm penal, pasi në 2016 është arrestuar pasi ka tentuar të kryejë një vrasje.

Pak kohë më parë, u tha se para 2 vitesh Alban Bruçi është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin Tonato Fusha, ku ky i fundit ka mbetur i plagosur pas sherrit me 25-vjeçarin.

Për atentatin e Albano Bruçit u akuzua djali i Ismet Çekores dhe ky i fundit, u vra pak ditë më pas. Pas vrasjes së Çekores, u ekzekutua, Erjon Xhenje, që dyshohet se nxorri në pritë, babain e autorit të akuzuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit