Pëllumb Salillari “godet” sërish! Merr më shumë se 400 MLN nga Jorgo Goro, garoi i vetëm në tender

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 30.09.2022, 14:40

Pëllumb Salillarin nuk e ndal askush edhe pse Edi Rama shtrëngohet aq shumë në dalje televizive se po bën shtet dhe nuk pyet për oligarkët. Që nga shfaqja, kur Bledi Çuçi i shkoi në pallatin pa leje, Pëllumb Salillari ka marrë më shumë se 7 miliardë lekë nga taksat e shqiptarëve.

Një oligark, që merr kaq shumë para dhe që nuk arrestohet kur bën ndërtim pa leje, mund ta quajmë edhe kryeministër të Shqipërisë. Ai bën gjithçka që do dhe merr aq sa do. Madje ka guximin e madh që në tendera të garojë i vetëm dhe të fitojë me vlerën, gati sa fondi limit.

I tillë është tenderi që Pëllumbi ka fituar nga Bashkia Himarë, që drejtohet nga Jorgo Goro. Ky i fundit i ka falur Pëllumb Salillarit më shumë se 400 milionë lekë me tvsh për “Rikonstruksionin e rugëve Stefanel segmenti 4-6”.

Por çfarë ka ndodhur në këtë tender?

Pëllumb Salillari ka garuar i vetëm dhe tenderi cilësohet si procedurë me mungesë konkurrence. Nisur nga kjo, kompania Salillari ka ofruar sa ka dashur dhe normalisht që ka fituar. Më konkretisht, kompania ka ofruar më shumë se 95 përqind e fondit limit.

Nuk dihet se çfarë faktesh duhen më, që SPAK-u, të paktën ta thërrasë në zyrë Pëllumb Salillarin, se për ta arrestuar duhet të kalojë njëherë nga Jorgo Goro, Edi Rama dhe të tjerë politikanë të tjerë, që firmosin tendera, pa u ardhur keq aspak për taksat e shqiptarëve.

Megjithatë, që Pëllumb Salillarit, nuk ia ndjen për qeverinë e Ramës, kjo duket qartë, por pyetja që i bëjmë vetes të gjithë është se si propaganda, edhe pas kaq shumë fakteve, është ende në nivele të larta?!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit