Panikosi gjithë shqiptarët/ Zb*thet Rama: Fasha 800KW për familjarët nuk do të hyjë në fuqi në tetor!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 30.09.2022, 11:11

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se çmimi i energjisë nuk do rritet për familjarët nga data 1 tetor. Sipas tij në liqenin e Fierzës ka ndryshime dhe ai shtoi se në rastin më të mirë, mund të plotësojmë 75% të nevojave.

Pak ditë më parë ERE miratoi çmimin e ri të energjisë për familjet që harxhojnë mbi 800 kwt. Kështu që nga 1 Tetori abonentët familjarë që shpenzonin mbi 800 kwh do ta paguanin atë me 42 lekë për kwh.

Vetë kreu i ERE-s, Petrit Ahmeti tha se me vendimin e ri prekte 5 % e abonentëve familjarë, pjesa tjetër e tyre do të paguanin me çmimin 9.5 lekë për kwh.

“Për ta bërë Shqipërinë një vend energjetikisht sovran dhe eksportues të energjisë. Hë për hë nuk i përballojmë dot nevojat dhe duhet të dalim në treg. Por unë dhe kjo qeveri jemi këtu për të mbrojtur konsumatorët por edhe për të mos bërë asgjë pa bërë që barra e kësaj lufte të lehtësohet sa më shumë. Jam këtu për t’ju thënë se sot kam një lajm pozitiv pasi mbrëmë diskutuam deri vonë. Kërkesa ishte 17 mijë KËH sot është 11 mijë. Kur e lëshuam fashën kjo kërkesë ishte më lartë saç është sot pra. Ulja e temperatuirave ka ndikuar por edhe ka një ndikim një qasje pozitive e abonentëve familjarë për ta kursyer energjinë. Edhe në Fierzë kemi pasur prurje të mira. Ndaj edhe në këto kushte, bazuar në një analizë të detajuar, ne vendosëm që aplikimi i fashës 800 kËH të mos hyjë në fuqi më 1 tetor”, tha Rama.

I gjithë ky fjalim i Ramës ka ardhur me një ton lufte, për të dalë ai si heroi që shpëtoi sërish shqiptarët, si pas tërmetit ashtu dhe pas pandemisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit