Pak ditë më parë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, njoftoi heqjen nga tregu të salsiçeve, Wudy, pasi sipas tyre përmbanin një bakter shumë të rrezikshëm. Kjo ishte një këmbanë alarmi, për sigurinë ushqimore në Shqipëri, por mund të themi se ishte hera e parë, që AKU, me në krye Jeta Dedën doli në terren.
E themi këtë, për të mos besuar se goditja mund të ketë qenë edhe për biznesmenin, i cili me gjasë, nuk ka paguar gjobën tek rilindasit.
Mirëpo, çfarë po ndodh sot me sigurinë e produkteve në Shqipëri?
Në redaksinë tonë, mbërrijnë raste pafund të produkteve të mykura dhe të skaduara dhe JOQ i ka denoncuar, kur kanë qenë të gjitha provat e nevojshme.
Së fundmi, në redaksinë e JOQ ka mbërritur një tjetër shqetësim, për një produkt që konsumohet në masë nga shqiptarët dhe më së shumti nga të rinjtë dhe fëmijët.
Bëhet fjalë për “Bravo-n e Mollës”. Shumë qytetarë, jo vetëm një, në harkun kohor, prej pak më shumë se 10 ditësh, kanë dërguar në redaksinë e JOQ ALBANIA, shishet plastike të “Bravo-s së Mollës”, brenda së cilave ka mbeturina të cilat nuk dihet nga vijnë. Siç shihet nga fotot dhe videot e mëposhtme, mbeturinat dallohen, pak pasi konsumohet pija.
Qytetarët janë ndjerë të tmerruar dhe ende nuk dihet se çfarë mund të jetë.
Lidhur me rastin, JOQ ALBANIA kërkoi një reagim nga kompania që fut në treg këtë produkt, por nuk pati asnjë përgjigje.
Në lidhje me shqetësimin e qyetarëve dhe me grumbullimin e shumë rasteve, ne i shkruam kompanisë:
Përshëndetje, Urojmë të jeni mirë. Prej më shumë se 10 ditë, në redaksinë tonë, kanë mbërritur shumë shqetësime në lidhje me produktin “bravo molle”. Siç shihet edhe nga fotot, në brendësi të shisheve gjenden pisllëqe(mbeturina). Raportimet kanë ardhur nga shumë qytetarë nga qytete të ndryshme. JOQ ALBANIA ka mbledhur të gjitha produktet dhe shihet qartë që diçka nuk shkon. Keni një reagim për këtë? Çfarë ka ndodhur me këtë produkt? Jemi në pritje të një përgjigjeje tuajën. Faleminderit/ JOQ ALBANIA
Gazetarët tanë pritën më shumë se dy ditë për marrjen e kësaj përgjigjeje, por ende nuk ka reagim. Shpresojmë që institucionet përkatëse të marrin masa dhe të bëhen kontrollet e duhura.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
Qytetari nga Tirana
Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
Vajza nga Shkodra
Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
I moshuari invalid
I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
I riu guximtar
I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
Djali i pastrehë
Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
Dy vajza zemërgjera
Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.