Ditën e djeshme një police greke plagosi me armë një shqiptar të identifikuar si Esmin Ferhati 30-vjeç.
Shqiptari u qëllua nga një police 35-vjeçare e ekipit të DIAS-it, e cila në atë moment po largohej nga vendi i ngjarjes, pasi nuk ishte ndjerë mirë kur papritur u sulmua me kaçavidë nga Ferhati.
Shqiptari është person me precedent penal, teksa akuzohet për vjedhje, armë dhe drogë në periudha të ndryshme kohore.
Për katër vitet e fundit, shqiptari kishte kthyer tre katet e konviktit të vjetër të kampusit në një seli të banditëve të thekur shqiptarë.
Duke dhënë 100 euro në muaj, dhe pa paguar rrymë, internet dhe ujë, banditët jetonin si familje.
Kriminelët shijonin jetën e luksit me paratë e zeza nga grabitjet, pazaret e drogës, vjedhjet dhe madje edhe rrëmbimet.
Shqiptari 30-vjeçar i njohur si “Esko” akuzohet se ka rrëmbyer edhe një fëmijë të mitur, djalin e një gazetari, në maj të vitit 2019.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
Qytetari nga Tirana
Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
Vajza nga Shkodra
Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
I moshuari invalid
I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
I riu guximtar
I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
Djali i pastrehë
Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
Dy vajza zemërgjera
Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.