“Kingu i TikTok-ut” Aleks Visha bën 33 vjeç, profili i djalit që shuan sherret e personazheve të famshëm”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.09.2022, 23:59

Kushdo që është përdorues i TikTok-ut e njeh Aleks Vishën, të riun nga Kukësi i cili shuan sherret e personazheve të famshëm.

Kuksjani i cili sot feston 33-vjetorin e lindjes ka arritur të fitojë zemrat e shumë shqiptarëve. Kjo falë qetësisë që e karakterizon dhe dëshirës për të bërë mirë e shuar sherre.

Visha ka arritur të pajtojë e shuajë sherrin e madh e disa vjeçar mes reperit Stresi dhe Noizy por jo vetëm. Falë Vishës edhe personazhe të njohur në TikTok por paksa problematikë si Cllevio Serbiano dhe Diamanti Blu kanë arritur të ndryshojnë sjellje.

Aleks Visha cilësohet edhe si “mbreti” i TikTok-ut pasi numëron plot 124.6 mijë ndjekës. Ai gjithashtu ka fituar edhe shumë sfida dhe me paratë e këtyre sfidave ka bërë bamirësi për familjet në nevojë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit