Pas Ergys Verdhos, Pëllumb Salillari merr edhe 4,5 miliardë nga Dritan Agolli/ Do rijetësojë kalanë e Tepelenës

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 26.09.2022, 18:08

E mbani mend shfaqjen e Bledi Çuçit, i cili shkoi në pallatin që po ndërtohej nga Pëllumb Salillari në Farkë dhe që prej atje theksoi se nuk ka më paligjshmëri në lidhje me ndërtimet?! Kanë kaluar shumë pak kohë nga ajo ditë dhe Pëllumb Salillari, jo vetëm që nuk është në burg për ndërtim pa leje, por po gllabëron mirë lekët e shqiptarëve me bekimin e qeverisë së Rilindjes.

Pas tenderit nga KESH i Ergys Verdhos, Pëllumb Salillari ka marrë më shumë se 4.5 miliardë lekë për rijetësimin dhe përmirësimin e vlerave të kushteve të kalasë së Tepelenës. Nuk është për të qeshur miq, por Dritan Agolli, drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, në dokumenat e tenderit është shprehur se kalaja nuk është ndërtuar mirë në kohën e Ali Pashë Tepelenës dhe duhet të rijetësohet, duke i mbushur xhepat me lëkë Pëllumb Salillarit.

Normalisht, këto lekë nuk i merr vetëm Salillari, por ndahen te të gjithë aktorët që janë pjesë e kësaj shfaqeje me regjisor, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.

Më konkretisht bëhet fjalë për tenderin me këtë numër reference “REF-35137-07-01-2022” dhe me objekt “Nderhyrje ne zona historike per forcimin e potecialit turistik, kala, ura, qendra historike, pazare, fasada, etj (rajoni 3 dhe 4) – Rijetëzimi dhe përmirësimi i vlerave të Kalasë së Tepelenës”.

Në garë kanë marrë pjesë dy kompani dhe fituese është shpallur Salillari, dhe kjo ndoshta si një shpagim, për ‘qederin’ që i bënë në lidhje me ndërtimin e pallatit.

Fondi limit i këtij tenderi ka qenë 5.4 miliardë lekë dhe Salillari ka fituar me ofertën prej 4.5 miliardë, pa TVSH.

E gjitha kjo miq tregon se si një qeveri që është votuar nga shqiptarët, vendos në plan të parë shërbimet ndaj oligarkëve dhe jo interesin qytetar. Për më tepër, leterat e tenderave, po stisen në mënyrë qesharake, çka tregon se tallja e tyre me shqiptarët që po varfërohen shumë e më shumë po kalon çdo limit.

Se deri kur do shkojë kjo nuk i dihet. E nëse po prisni nga SPAK-u, mos shpresoni kot, ata kanë një pjesë të mirë të thelës së madhe të taksapaguesve shqiptarë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit