Daily Mail ka publikuar së fundmi, "Luanin e Artë", shqiptarin, i cili merr më shumë se 1 milion paund në javë për të kaluar shqiptarët në territorin anglez. Siç shihet nga pamjet e mëposhtme, gazetarët janë hequr si klientë dhe “Luani i Artë”, i ka premtuar që mund t’i kalojë për në territorin anglez për 4500 paund.
Ai u premton atyre se autoritetet britanike do t'u jepnin ushqim, batanije dhe gjithçka që u nevojiteshin përpara se t'i vendosnin në një hotel.
"Pas kësaj, ju mund të shkoni ku të doni” – shprehet ai.
Duke treguar se sa lehtësisht kontrabandistët mund t'i tejkalojnë autoritetet, gangsteri u kap nga policia franceze disa orë pasi u takua me gazetarët dhe më pas u lirua ditën tjetër.
Shqiptari është vetëm një nga kokat e trafikut të njerëzve në Francën veriore. Më shumë se 32,000 emigrantë kanë kaluar Kanalin Anglez me varka të vogla deri më tani këtë vit, më shumë se sa kanë kaluar gjatë gjithë vitit 2021.
Udhëtimet me varka të vogla janë shumë të rrezikshme dhe nganjëherë vdekjeprurëse.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
Qytetari nga Tirana
Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
Vajza nga Shkodra
Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
I moshuari invalid
I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
I riu guximtar
I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
Djali i pastrehë
Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
Dy vajza zemërgjera
Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.